Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.
1. Kontroll Teknik në përputhje me nenin 6 të ligjit 8734.• Shërbime të tjera për të tretët
2. Trajtim dhe Ekspertiz përkatëse për aksidente elektrike (dëmtim shëndeti dhe jete si dhe shkatërimi i pronës publike dhe private për shkaqe elektrike).
3. Çertifikime për futjen në treg të pajisjeve nën presion, kaldajave , çisternave automobilistike, fuçitë deri në 1000 litra , bombola etj.
4. Kontrolli i tregut , vlerësimi i konformitetit për produkte elektroshtëpiake dhe standarteve që lidhen me direktivën LVD dhe EMC. 5. Kontrolli i sigurisë së ashensorëvenë në përputhje me vendimin e këshillit të Ministrave nr.91 , date.27/01/2009 dhe direktivën europiane të ashensorëve.
► Çertifikimi i personelit elektrik mbi shkallën e rrezikut elektrik gjatë punimeve.• Kërkesa për aktivitetin miratues
► Miratimi i projekteve elektrike (Vlerësimi i konformitetit të projekteve elektrike lidhur me kërkesat thelbësore të sigurisë elektrike dhe standarte).
1. Kërkesë zyrtare drejtuar I.Q.T.-së për shërbimin që kërkohet (e miratimit të projektit) e cila duhet të përmbajë të dhënat kryesore të projektit, pikën e kontaktit,materialet që paraqet bashkë me projektin , dt.e paraqitjes, etj.
2. Formulari Shoqërues Deklarimi, me të dhënat për subjektin, objektin dhe për projektin i plotësuar për çdo të dhënë që kërkohet në formular.
3. Dy ekzemplare të projektit elektrik, një nga të cilat të jetë origjinale tjetra detyrimisht fotokopje e noterizuar.
4. Liçencën e projektuesit (fotokopje e noterizuar), të këtë dokumenta si person i rregjistruar në institucionet përkatëse ligjore (Gjykate,Tatimore, Vendore).
5. Për objektet e reja:
- Lidhja e objektit me infrastrukturen inxhinjerike (formulari 3/1).
- Leja e ndërtimit (formulari 4).
- Leja e sheshit të ndërtimit me plan vendosjen (formulari 2) të miratuara nga KRRT (fotokopje të noterizuara).
5/1. Për objektet egzistuese që kryhet rikonstruksion instalimesh ose shtesë fuqie:
- Fotokopje e noterizuar e hipotekimit të objektit.
5/2. Në rast se objekti është marrë me qira:
- Akt-Marrëveshja noteriale me pronarin ligjor të objektit ku të cilësohet e drejta për rikonstruksione instalimesh.
6. Në rast se për furnizim me energji elektrike të objektit ka kabinë elektrike murature jashtë objektit, ajo duhet të jetë e specifikuar të leja e ndërtimit dhe të sheshi i ndërtimit (nga KRRT). Kur kabina është brenda objektit duhet të paraqitet ajo në plan vendosjen e katit përdhe ( nuk pranohet në kuota nën nivelin e tokës ose -00 dhe në mjedise me rrezik zjarri, prezencë ujrash, e me rrugë vështirësisht të kalueshme). Në Gen-Plan kabina paraqitet me dimensionet e sajë dhe në raport me mjediset e tjera në kat e konfirmuar nga arkitekti. Po ashtu dhe çdo planimetri kati me mobilimin përkatës, të jetë e konfirmuar nga arkitekti.
7. Akt-Marrëveshje me pronarin ligjor të tokës, për shfrytëzimin e trasesë së linjës, kontrate qiraje etj (nëse ka projekt linjë elektrike).
8. Lista e dokumentave që përmban dosja.
- Kjo dosje dorëzohet në zyrën e protokollit të institucionit.
- Nënvizojmë: Institucioni nuk merr në shqyrtim projekte elektrike për objektet që janë të pa ligjshme.
1. Projekti duhet të jetë estetikisht i lidhur. Në kapakun e tij duhet të ketë të përshkruar emërtimin e projektit (objektit), fuqinë e instaluar, vendndodhjen (adresën e saktë), porositësin (investitorin), projektuesin, muajin dhe vitin e përgatitjes së projektit.
2. Faqja e dytë emërtimi dhe numri i fletëve të projektit (përmbajtja e projektit).
3. Llogaritja e fuqisë së instaluar, të kërkuar, grafikun e ngarkesës 24 orëshe (percaktimi i fuqisë së pikut),listën e electromotorëve (fuqia e elektromotorit më të madh), cos Ø dhe llogaritje të tjera si seksioneve, rrymave, zgjedhja e aparateve e pajisjeve te vendosura në skemë.
4. Relacioni me të dhënat teknike shpjeguese (ose shënime teknike).
5. Shenjat konvencionale të përdorura në çdo faqe.
6. Gen-Plani i objektit dhe vendosja në të e pikës ku do të vijë tensioni dhe rrjeti elektrik ekzistues në afërsi të objektit (qëndra e ngarkesës elektrike).
7. Ç’do fletë të ketë emërtimin e saj, stampën ku të pershkruhet nr.fletës, shkalla e përdorur, porositësi, projektuesi, destinacioni, emërtimi i fletës, emërtimi i objektit.
8. Vendosja në planimetri e impiantit elektrik të ndriçimit, fuqisë etj.Seksionet e përcjellësve tubave izolues, nr dhe lloji i përcjellësve.
9. Skemat elektrike principiale të furnizimit të plotë duke filluar nga hyrja e tensionit deri tek konsumatori i fundit më të dhënat teknike (karakteristikat) e elementëve të skemës.
10. Për çdo objekt duhet të paraqitet dhe impianti i tokëzimit i plotë ,skematikisht, në plan, profil dhe me të gjitha elementët, detajet teknike, (përfshirë shkëputësin për matje) me dimensione, vlerat minimale të lejuara etj.
11. Çdo projekt kabine, duhet të ketë impjantin e plotë të tokëzimit me të gjitha detajet në plan dhe profil, vlerat e lejuara dhe përmasat e elementëve përbëres, përfshirë shkëputësin për matjen; të paraqiten dyert me detaje për ajrimin, me dimensionet distancat në plan dhe profil midis pajisjeve dhe me murret; vendosja e kabllove me llojin e tyre, seksionet dhe kanalet e kabllove me detaje.
12. Për objektet e larta dhe me rezikshmëri (ndërtesat mbi 5 kate, institucionet të rendësishme etj.) realizohet “mbrojtja nga shkarkimet atmosferike”, e plotë me shiritat bashkues, zbritjet, detajet e tjera dhe llogaritjet deri tek çadra e mbrojtjes, vlera e lejuar e rezistencës se tokëzimit.
13. Për linjat ajrore e kabllore: Projekti të ketë të gjitha elementet e trasesë së linjës në plan dhe ne profil nga topografi dhe vendosjen në to të gjithe elementet përbërës të linjës (shtyllat, tipi dhe gjatësit e tyre, gjatësit e kampatave, vendet ku kalon, shigjetat, kryqëzimet, rrugët ndryshme, kanalet etj).Të punohet me shabllone (i cili mer parasysh kushtet e linjës).
14. Projekti i kabinës elektrike të jetë i ndarë nga projekti elektrik i objektit. Në të duhet të paraqitet në gen-plan, vendi i kabinës në raport me objektet e tjera dhe me dimensionet reale me shkallë.
15. Për projektet e HEC-eve, TECE-ve, etj.(objekte prodhuese të energjisë elektrike), trajtohet në projekt impianti elektrik i objektit si konsumator(impianti elektrik i plotë i nevojave të brendëshme) ku përfshihen të gjitha kërkesat si më sipër, por që trajtohet me detaje pasi është pjesë e rëndesishme e projektit.Përveç kësaj projekti duhet të përmbaje edhe këto elemente shtesë të detyrueshme:
- Relacion teknik shpjegues ku të pershkruhen të gjitha karakteristikat teknike të elementeve përbërës të objektit.
- Harta e zonës ku ndodhet objekti dhe gjithë pjesët ku shtrihet aktiviteti i tij. Profili gjatësor me kuotat nga vepra e marrjes deri te turbinat.Gen-Plani i objektit.
- Skema elektrike primare (Generator- transformator dhe pajisjet e tjera të skemës)me karakteristikat teknike të elementeve të sajë përbërës.
- Mbrojtjet rele të përdorura, rregullatorët, sistemet e tjera automatik (Skemat sekondare).
- Imp. i tokëzimit. Tokëzimi mbrojtes i pjesëve metalike, shkarkusave, nga shkarkimet atmosferike, barazimi i potencialeve etj.dhe të gjithë elementet e mbrojtjes nga rreziku i rrymes elektrike.
- Projekti i plotë i linjës elektrike që lidh HEC-in me sistemin energjitik.
- Realizimi i hyrjes së linjës në N/stacionin elektrik ku do bëhet lidhja me sistemin.(bazamente, portale, çelsa, transf. matës, shkarkusa etj.)
16. Projektet të paraqiten në formatin minimal A3.
17. Shkrimet në projekt të jenë me shkrim teknik ose të shtypur.
18. Vizatimet të mos jenë me dorë të lire (viz. teknik) Rekomandohet të punohet me kompjuter (autokad).
19. Shënim: Projektuesi të jetë shprehur për “Normat e projektimit” ku është referuar për hartimin e projektit( në relacionin shoqërues, ose në fund të projektit).
formati pdf)
formati pdf)

Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.