Inspektorati Qendror Teknik


Kryeinspektori

Ardian ALUSHI.

Ju ndodheni në faqen : Shërbimet - DIPNP



Kthehu prapa
Adresa

Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.



Shërbimet :


• Drejtoria e Inspektimit te Pajisjeve Nën Presion kryen këto shërbime :
1. Inspektime në subjekte që disponojnë pajisje nën presion (kaldaja avulli dhe uji të nxehtë mbi 110 0C, pajisje nën presion stacionare ku perfshihen enët tubacionet aksesorët e sigurisë dhe nën presion, enët e thjeshta nën presion, pajisjet transportuese nën presion.
2. Kontrolle teknike në pajisje nën presion.
3. Çertifikime për futjen në treg të pajisjeve nën presion, kaldajave , çisternave automobilistike, fuçitë deri në 1000 litra , bombola etj.
4. Patentim kaldaistësh dhe saldatorëve që saldojnë në pajisje nën presion. 5. Kontrolle teknike dhe lëshim çertifikate 013 për autoçisterna që transportojnë mallrat e rrezikshme sipas ADR.
6. Kryhen sipas kërkesës së subjekteve instruktim dhe kontroll të njohurive për sigurinë në punë për pajisjet nën presion.
7. Hetim të avarive dhe aksidenteve që ndodhin në pajisjet nën presion dhe kaldajat.
8. Mbikqyrja e tregut dhe heqja nga tregu apo shfrytëzimi i pajisjeve nën presion dhe kaldajave kur rrezikojnë sigurinë e njerëzve, kafshëve dhe vlerave materiale.
9. Miraton projektin e vendosjes të kaldajave dhe të enëve nën presion stacionare.
• Shërbime të tjera për të tretët
► Lëshimi i lejes për shfrytezimin e kaldajave me ujë të nxehtë ( me temperaturë me të ulët se 110 0C ).
► Kryerja e kontrollit të provës të pajisjeve që mbartin mallrat e rrezikshme si çisterna, rezervuare, bombola të vendosura në mjetin e transportit ( çertificate ).
► Lëshimi i lejes që vërteton plotësimin e kërkesave të rregullores së përdorimit të bombolave për automjetet që transportojnë bombola.
► Kryerje e ekspertizave, provave dhe kontrolleve plotësuese me kërkesë të subjekteve.
• Kërkesa për aktivitetin miratues
1. Për miratimin e projektit teknologjik të vendosjes së pajisjeve nën presion.

Subjekti bën kërkësë me shkrim IQT-së, për miratim projekti bashkëlidhur sjell dhe dokumentacinet si më poshtë nga dy kopje:

- Rregjistrimin në QKR të subjektit.
- NIPT
- Planimetria e depozitave dhe projekti teknologjik të miratuar nga organet e qeverisjes vendore nga MNZ Mjedisë , urbanistika.
- Lejen e Ndëtimit.
- Të dheënat e depozitave dhe të aksesoreve.

Paraprakisht inspektori i sektorit inspekton vëndin ku do të vendoset pajisja nën presion, kontrollon projektin paraprakish për plotësimin e kërkesave të Rregulloreve Teknike përkatëse.

2. Për regjistrimin dhe marrjes së lejes për vendosjen në punë të pajisjeve nën presion veprohet :
- Kërkesë me shkrim në IQT bashkëlidhur dokumentat.
- Projekti teknologjik i vendosjes i miratuar nga PMNZSHP dhe IQT dhe akti teknik i instalimit për rregullsinë ndërmjet palëve.
- Pasaporta teknike e pajisjes nën presion.
- Kryerja e kontrolleve teknike të rezultuara të pranushme dhe të dokumentuara si për pajisjen nën presion ashtu edhe për aksesorët e sigurisë dhe të matjes.
- Hapja e librit për regjistrimin e pajisjes dhe dhënia e lejes për shfrytëzim në libër nga inspektori i IQT.

3. Pajisja me Vërtetim nga IQT për marrjen e Autorizimit nga organet e qeverisjes vendore për të tregtuar bombola GLN në njësitë e shitjes proçedura është :
- Kërkesë me shkrim IQT –së dhe bashkëlidhur dokumentat.
- Genplani përkatës.
- Vizatimi ndërtimor i dyqanit dhe pronësia apo marrja me qera të kontratuar.
- Akt Teknik nga PMNZSH.
- Kontratë furnizimi me shoqërinë furnizuese të GLN.
- Certifrikatë rregjistrimi në Tatim Taksa NIPTI
Kryhet inspektim nga IQT në njësinë e shitjes dhe më pas merret vertetimi.

4. Pajisja me Lejen e shfrytëzimit të kaldajave ( Patentë ) dhe patentim të saldatoreve të eneve nen presion.
a) Një kërkesë zyrtare drejtuar IQT për tu paraqitur për provim në komisionin përkatës të patentimit , ku të vertetojë identitetin e personit që aplikon, profesioni i mëparshëm, shkolla që ka kryer, kryerja në kohë e kursit teoriko – praktik për njohuritë e aftësitë e fituara ( kohën si dublant dhe instruktimi i kryer ) . Eksperienca.
b) Raportin mjeko – ligjor, për gjëndjen shëndetësore, për aftësinë të punojë, së bashku me 2 copë fotografi 3 X 2 cm.
c) Për çdo person që fiton provimin mbahet dokumentacioni përkatës tip dhe pajisen me patentën përkatese.

Shërbimi kryhet kundrejt një tarife të miratuar.

Mbi fushat e shërbimit që kryen nga kjo Drejtori
- Klikoni Këtu për më shumë informacion.



Menuja kryesore


Numri i Gjelbër
04 2 258539


Lidhje të dobishme :


Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.