Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.
Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve Nën Presion e Inspektoratit Qendror Teknik ka për mision parandalimin e rreziqeve që vijnë nga pajisjet nën presion nëpërmjet mbikqyerjes efektive të tregut, inspektimeve , kontrolleve teknike, vlerësimit të konformitetit dhe mbikqyerjes efektive të tregut, për garantimin e sigurisë .• Objektivat
Nëpërmjet Inspektimeve, përdorimit të mjeteve dhe zbatimit të proçedurave të përshtatshme DIPNP duhet të vërtetojë se pajisjet nën presion të inspektuara plotësojnë kërkesat e rregullave teknike dhe standardeve të sigurisë që zbatohen për krijimin e besimit të subjekteve në cilësinë e shërbimeve të inspektimit të IQT–së.• Legjislacioni
Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve Nën Presion e Inspektoratit Qendror Teknik për zbatimin e detyrës funksionale dhe të aktivitetit të saj mbeshtetet kryesisht në aktet ligjore e nënligjore si më poshtë :
♦ Ligji nr. 9595 dt. 27/07/2006 “ Për Krijimin e Inspektoratit Qendror Teknik “.
♦ Ligji nr. 8739 dt. 12/02/2001 “ Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve nën presion”; Ky ligj është punuar rishtas e përmirësuar.
♦ Ligjit nr. 9779, dt. 16/07/2007 Për sigurinё e pёrgjithёshme, Kёrkesat thelbёsore dhe Vlerёsimin e Konformitetit tё Produkteve Joushqimore.
♦ Vendimi i Kёshillit tё Ministrave nr 73, dt. 28/01/2008 "Pёr miratimin e rregullit teknik "Pёr kёrkesat thelbёsore dhe vlerёsimin e konformitetit tё pajisjeve nёn presion".
♦ Vendimi i Kёshillit tё Ministrave nr 889, dt 19/12/2007 "Pёr miratimin e rregullit teknik "Pёr kёrkesat thelbёsore dhe vlerёsimin e konformitetit tё enёve tё thjeshta nёn presion".
♦ Ligji Nr. 9272, dt. 16/9/2004 Pёr aderimin e Rep.Shqipёrisё nё Marrёeshjen Europiane, Pёr Transportin Ndёrkombёar Rrugor tё Mallrave tё Rrezikshme ( ADR ), dhe protokollin e nёshkrimit.
♦ VKM nr. 114 dt. 27/01/2009 si dhe Udhëzimi i pёrbashkёt për tarifat dhe lëshimin e vёrtetimit teknik.
♦ Vendimi i Kёshillit tё Ministrave Nr 425, dt. 20/05/1996 "Pёr miratimin e rregullores pёr prodhimin,instalimin dhe shfrytёzimin e rezervuarёve tё gazit tё lёngёzuar tё naftёs".
♦ Vendimi i Kёshillit tё Ministrave Nr 563, dt. 27/08/2004 "Pёr disa ndryshime dhe shtesa nё vendimin nr. 170, dt. 25/04/2002 tё Kёshillit tё Ministrave "Pёr pёrcaktimin e proçedurave dhe tё kushteve pёr dhёnien e lejeve e tё autorizimeve pёr tregtimin e naftёs, gazit e nёnprodukteve tё tyre".
♦ Urdhёresa Nr.1, dt. 21/08/1998 Pёr rregullat e klasifikimit, emёrtimit dhe transportit rrugor tё mallrave tё rrezikshme.
♦ Rregullore pёr shfrytёzimin e kaldajave tё avullit.
♦ Rregullore pёr :
- Pёdorimin dhe kontrollin teknik tё bombolave me gazё nёn presion.
- Fuçitё qё shёbejnё pёr ruajtjen dhe transportimin e gazeve tё lёngёzuar.
- Aparatet e prodhimit tё acetilenit.
- Lёhimin e patentёs sё saldatorёve qё punojnё nё pajisjet nёn presion.
♦ Rregullore pёr projektimin, prodhimin, vendosjen, shfrytёzimin dhe riparimin e pajisjeve nёn presion.
♦ Rregullore e pajisjeve nёn presion tё trajtimit tё gazit tё lёgёzuar tё naftёs (GLN ).
♦ Tarifat e miratuara pёr tё ardhurat qё realizon DIPNP nga veprimtaria , shkresa nr. 7606 Prot. dt. 07/12/2001 tё Ministrit tё Ekonomise dhe Ministrit tё Financave.
♦ Kushtet teknike dhe normat e projektimit pёr impiantet dhe instalimet qё shёrbejnё pёr transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftёs, gazit dhe nёnprodukteve tё tyre.
1. Çertifikimi i pajisjeve nën presion të importuara, para vënies në dispozicion të të tretëve ose livrimin e tyre.
2. Vlerësimi i konformitetit dhe çertifikimit të pajisjeve nën presion të prodhuara.
3. Kryerja e kontrollit teknik të vënies në punë dhe regjistrimit në :
a) Kaldaja avulli dhe uji të mbi nxehur.
b) Enët nën presion stacionare.
c) Fuçitë me vellim mbi 450 litra.
d) Çisterna të gazeve të ngjeshur të lëngëzuar dhe të tretur nën presion Klasa 2 ADR.
4. Patentim të kaldaisteve dhe të saldatorëve të pajisjeve nën presion.
5. Çertifikim të kontrolleve teknike të kryera nga trupat inspektuese dhe inspektoratet e përdoruesve.

Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.