Inspektorati Qendror Teknik


Kryeinspektori

Ardian ALUSHI.

Ju ndodheni në faqen : Shërbimet - DLQK



Kthehu prapa
Adresa

Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.



Shërbimet :


• Drejtoria e Laboratorit Qendror të Kontrollit (D.L.Q.K.) ushtron këto detyra funksionale dhe mban përgjegjësi për :
1. Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampioneve të produkteve të naftës dhe të gazit në çdo kohë të ditës e të javës, sipas dokumentacionit përkatës për këtë qëllim.
2. Kryerjen e testimeve laboratorike të mostrave të produkteve të naftës dhe të gazit të marrë në dorëzim, para zhdoganimit dhe në tregun e brendshme duke zbatuar metodat dhe standardet në fuqi.
3. Lëshimin e çertifikatës së cilësisë së produkteve të naftës dhe të gazit, në afatet e caktuar në urdhrin përkatës të ministrit.
4. Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampionëve të produkteve të ndryshëm jo-ushqimore sipas dokumentacionit përkatës për këtë qëllim.
5. Pritjen dhe marrjen në dorëzim të kampionëve të produkteve të ndryshëm të sjellë për analizë nga dhe për të tretë, sipas dokumentacionit dhe proçedurave përkatëse për këtë qëllim.
6. Kryerjen e testimeve laboratorike të mostrave të produkteve të ndryshem jo-ushqimore ose nga dhe për të tretë, të marë në dorëzim, duke zbatuar metodat dhe standardet përkatëse në fuqi.
7. Lëshimin e çertifikatës së cilësisë të produkteve të ndryshëm jo-ushiqmore ose nga dhe për të tretë.
8. Në rast nevoje dhe me urdhër të Kryeinspektorit, merr mostra përfaqësuese për produktet që do të analizohen në laboratorin e tij.
9. Në rast nevoje dhe me urdhër të Kryeinspektorit, merr pjesë në ekspertiza teknike për vlerësimin e cilësisë e të saktësisë së marrjes së mostrave të produkteve të naftës dhe te gazit, si edhe të industrisë së lehtë dhe jo-ushqimore.
10. Merr pjesë në marrje motrash dhe kryen testime laboratorike të produkteve jo ushqimore në zbatim të ligjit nr. 9779, dt. 16/07/2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve jo ushqimore” dhe të ligjit nr. 9902, dt. 17/04/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
11. Mbështet D.I.P.I.E. dhe D.I.P.N.P. në zbatim të ligjit nr. 9902, dt. 17/04/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” dhe ligjit nr. 9779, dt. 16/07/2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve jo ushqimore”.

Mbi fushat e shërbimit që kryen nga kjo Drejtori
- Klikoni Këtu për më shumë informacion.



Menuja kryesore


Numri i Gjelbër
04 2 258539


Lidhje të dobishme :


Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.