Objektivat e Inspektoratit Qendror Teknik
- Të sigurojë , me anë të mbikqyrjes së tregut , se produktet e hedhura janë të sigurta. Kjo mbikqyrje ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe të sigurojë se bizneset e ligjshme kanë mundësi që të konkurojnë në një treg të rregullt dhe të barabartë.
-Të sigurojë që , nëse hasen produkte të pasigurta , të ndërmerren masat e duhura dhe përpjestimore, me qëllim heqjen e këtyre produkteve nga tregu dhe nëse është e nevojshme të sigurohet nxjerrja e këtyre produkteve nga përdorimi.
-Të sigurohet zbatimi i i ligjit në mënyrë përpjestimore , në veçanti , në lidhje me mospërputhjet e vazhdueshme të konstatuara në të njëjtin biznes.
Përcaktimi i Standarteve të Shërbimit
- Një nga kushtet themelore për mbarëvajtjen e bizneseve , është ushtrimi i aktivitetit tregtar në përputhje me Ligjin Nr. 9779 , datë. 16/07/2007 “Për sigurinë e pëgjithshme , kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve jo ushqimore.” , duke siguruar konkurrencën e ndershme në treg.
- Në zbatim të këtij ligji , hapi i parë i veprimtarisë , është marrja e masave paralajmëruese për produktet e pasigurta , të cilat merren në bashkëpunim me prodhuesin ose importuesin në fjalë.
- Në rastet kur kërkohet marrja e menjëhershme e masave për të hequr produktin , i cili përfaqëson një rrezik të lartë për sigurinë e konsumatorëve , ose nëse zgjidhjet alternative kanë dështuar në marrjen e masave korrigjuese , atëherë në mënyrë të përshkallëzuar shkohet drejt masave administrative të përcaktuara në ligj.
- Mbështetur në pikat e mësipërme , qëllimi është tu sigurojë të gjitha organeve mbikqyrëse të tregut përvetësimin e politikave të cilat:
- Përcaktojnë standardet duke specifikuar nivelin e shërbimit dhe përmbushjes.
- Mundësojnë informacione dhe këshilla në një gjuhë të qartë.
- Sigurojnë se shërbimi i mundësuar është i dobishëm, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.
- Mundësojnë një proçedure ankimi efikase dhe në kohë.
- Sigurojnë se çdo mase e marrë është në përpjestim me rrezikun e përfshirë.
- Sigurojnë se detyrat janë kryer në një menyrë të drejtë, të arsyeshme dhe të vazhdueshme.
- Krijojnë mekanizma për këshillimin me konsumatorët dhe bizneset.
Rrisin masat e zbatimit të ligjit në mënyrë përpjestimore.
Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.