Inspektorati Qendror Teknik


Kryeinspektori

Ardian ALUSHI.

Ju ndodheni në faqen : Njoftime



Kthehu prapa
Adresa

Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.



Dokumentacioni që nevoitet për tu paisur me vërtetim teknik nga IQT.


Në zbatim të ligjit Nr. 8450 datë 24/02/1999 (i ndryshuar) neni 14 paragrafi i fundit; neni 15 paragrafi i tretë si dhe VKM-së Nr.170 , datë 25/04/2002 (i ndryshuar) subjektet që merren me aktivitet në përputhje me kërkesat e ligjit të sipërcituar si dhe përcaktimeve të VKM Nr. 170 dhe akteve të tjera nënligjore duhet që të çertifikojë teknikisht instalimet e tyre.

Për këto subjekte duhet që të paraqesin pranë Inspektoratit Qendror Teknik dokumentacionin e nevojshmëm për çertifikim si më poshtë.

Subjekti SHPK që do të merret me tregtim të karburanteve me pakicë duhet që të paraqes pranë IQT-së këto dokumenta:
1) Ekstrakti i QKR.

2) Leja e shfrytëzimit të lëshuar nga zyra e urbanistikës së pushtetit vendor.

3) Projekti teknologjik i miratuar nga pushteti vendor.

4) Plan - Vendosja e objektit të miratuar nga strukturat lokale.

5) Vërtetimin Teknik të mëparshëm në raste rinovimi.


Për subjektet që do të merren me tregtimin me shumicë të karburanteve apo nënprodukteve të tyre përveç dokumentacionit të mësipërm duhet dhe çertifikata e pronësisë së objektit (depozitave) ose kontrata e qerasë për depozitat.

Menuja kryesore


Numri i Gjelbër
04 2 258539


Lidhje të dobishme :


Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.