Inspektorati Qendror Teknik


Kryeinspektori

Ardian ALUSHI.

Ju ndodheni në faqen : Mbikqyrja e tregut



Kthehu prapa
Adresa

Rruga : M.Gjollesha ,
Nr : 56 , Tiranë.
Tel/Fax : +355/04 259 473 ,
+355/04 258 839.



Mbikqyrja e tregut për :


- Lodrat

Nga kontrollet e ushtruara në treg nga Inspektorati Qendror Teknik , duhet të theksojmë se janë konstatuar një sërë problemesh lidhur me lodrat e fëmijëve, me veshjet textile të ndryshme për fëmijë , të cilat janë në kontakt me trupin e fëmijës , si dhe me veshjet për këmbët , këpuce , çorape etj.Më poshtë po përmendim problemet më të shpeshta të hasura në treg , për të cilat Inspektorati ka marrë masat paraprake duke filluar nga keshillime deri në heqje të prodhimit nga tregu.

Ndër to ato më të rendësishmet do të përmendim :

1) Lodra fëmijësh të moshës 0 deri në 3 vjeç si p.sh. kukulla , makina me rrota , si e lodra të tjera plastike.
2) Në shumë ente tregetuese u vu re se këto lodra nuk shoqeroheshin me paralajmërimet përkatëse.
3) Nuk kishte asnjë të dhënë për përmbajtjen kimike të materialit plastik prej të cilit ato përbëheshin , gjë kjo me rrezikshmëri të lartë duke ditur problemet e mëdha shëndetësore që mund të krijojë tek një fëmijë që është në kontakt dhe prek me duar një lodër plastike për të cilën nuk ka të dhëna për materialet kimike të përdorura.
4) Në shumë raste mungonte marka CE.
5) Lodrat , sidomos kukullat kishin pjesë të vogla lehtësisht të shkëputshme të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija dhe që kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit.


Foto 1 Foto 2 Foto 3 Foto 4


Lodra fëmijësh prej druri , si rosake , kuaj , e kafshë të tjera , makina me rrota etj. Këto lodra paraqesnin rrezikun e madh të shkëputjes së pjesëve të vogla si rrotat e pjesëza të vogla të trupit të lodrës, të cilat mund të gëlltiteshin nga fëmija.Në provën tonë u pa se këto pjesë kalonin lehtësisht në grykën e cilindrit të testimit. Lodrat e mësipërme që ishin gjendje në dyqane , gjithsej 45 kukulla , 15 makina plastike dhe 34 lodra druri , në mirëkuptim me tregëtarët , u hoqën nga shitja dhe u asgjesuan. U këshilluan ata të mos furnizonin me dyqanet e tyre me këto tipe lodrash. Njëkohësisht ju dërgua letër doganës për të bërë kujdes në zhdoganimin e lodrave.

- Produktet e rrezikshme

Gjatë kontrollit të ushtruar në tregje e dyqane të ndryshme të shitjes së lodrave për fëmijë në qytetin e Tiranës u konstatua prania e disa lodrave e produkteve të destinuara për fëmijë të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e tyre. Këto produkte ishin më parë të denoncuara edhe në raportin javor të RAPEX (Sistemi i Sigurisë Europiane për produktet e rrezikshme).
1) Produkt dekorativ imitim fruti (rrush , Shiko Foton) ngjyrë vishnje e errët me kokrra të buta plastike. Produkti nuk ka asnjë lloj paketimi dhe asnjë paralajmerim apo udhëzim të nevojshëm. Vendi i origjinës është Kina.Pamja e tij e jashtme, tepër të ngjashme me frutin origjinal , krijon iluzion tek fëmija duke rrezikuar gëlltitjen e lodrës, e më pas mund të shpjerë në rrezik mbytjeje dhe asfiksie. Kokrrat e tij mund të shkëputen me një force prej më pak se 50 N dhe futet plotësisht në grykën e cilindrit të testimit. Fëmijet mund ta shkëpusin lehtësisht dhe ta fusin në gojë duke u shkaktuar kështu probleme shumë të mëdha mbytjeje dhe asfiksie.
2) Këpucë për fëmijë (për vajza , Shiko Foton) ngjyrë të kuqe me pak takë. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues.Vendi i origjines Kina.Pas analizimit të kryer produkti paraqet rrezikshmëri për shëndetin e fëmijës për shkak se suprina e këpucës është igelit me bazë tekstili (tekstili është napë) , në sipërfaqe ka rrëshirë poliuretan.Në pjesën e brendshme ka të ngjitur një shtresë poliuretani poroz.Materiali është hidrofob , nuk ka prozitet.Ky faktor shkakton djersitjen e kembës së fëmijës dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk.Materiali i shtrojës , astarit dhe veshëve është igelit me bazë velaturë sintetike mbi të cilën është vendosur shtresa e rrëshirës. Rezistenca në grisje është shumë e ulet.Astari është imitim i lëkurës së derrit.Ai nuk është higroskopik , në këtë mënyrë shakakton djersitjen e këmbës dhe si pasojë shkakton zhvillimin e myqeve , dermatiteve , etj. Për sa i përket tabanit , ai është fibër e presuar ka kamaret çeliku dhe kamaret kartoni.Tabani është një trup i ngurtë (shumë i fortë) joelastik dhe gjatë ecjes është shumë i lodhshëm për këmbën e fëmijës. Persa i përket shollës , ajo është prej materiali gome termoplastike dhe përbëhet nga dy shtresa të ngjitura. Shtresa sipërfaqësore është P.V.C ndërsa shtresa bazë është material termoplastik.Sholla nuk ka elasticitet , ka fortësi shumë të lartë.Sholla përmban sasi të kufizuara plastifikatori të cilat janë nënprodukte të katraneve. Ato janë komponime kimike aromatikë dhe për pasojë janë kancerogjene.Ndërsa taka e këpucës është plastikë e lyer me boje. Taka sëbashku me supertakën janë shumë të forta nuk kanë elasticitet për pasojë janë shumë të lodhshme gjatë ecjes dhe shkaktojnë probleme në shtyllën kurrizore të fëmijës.
3) Produkt kozmetike (buzkuq për vajza , Shiko Foton) ngjyrë lejla dhe i kuq , me kapak transparent. Produkti nuk ka asnjë dokumentacion shoqërues.Vendi i origjines Kina.Pas analizave të kryera në laborator produkti paraqet rrezik në përdorimin e tij sepse ka përmbajtje më të lartë se e lejuara të plumbit. Konsistenca (forma) nuk është e qëndrushme , shkrin në temperaturë më e ulet se ajo që parashikohet në standart.

Menuja kryesore


Numri i Gjelbër
04 2 258539


Lidhje të dobishme :


Inspektorati Qendror Teknik © 2010 , Të gjithë të drejtat të rezervuara.